Vetëm dy rreshta dhe ato me shkrim. Asnjë dalje të liderve të saj. Nga selia qendrore e BDI-së në Tetovë është shpërndarë vetëm një njoftim i shkurtër që mban firmën e zyrës së shtypit
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Kumanovë.
“BDI njëkohësisht shpreh ngushëllime për familjarët që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, kurse të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në një komunikatë për media. BDI fton organet kompetente që të zbardhin deri në fund këtë ngjarje tragjike. /tesheshi.com/