Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masat e sigurisë për 4 të arrestuarit, të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, ngjarje e ndodhur në kryeqytet tre ditë më parë, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 4 të arrestuarit, ndërsa krimi i rëndë që tronditi Tiranën ka ndodhur pas një sherri për një karikues celulari.
I vetmi që ka pranuar autorsësinë e vrasjes është Eugen Bitraj, i cili qëlloi viktimën me thikë në zemër.
Në ambientet e jashtme të seancës ka qenë i pranishëm edhe babai i Eugen Bitrajt, i cili ka kërkuar falje familjes Mihali.
“I kërkojmë falje familjes. i shprehim ngushëllime të thella. U lutem të gjejnë forca të reagojnë pozitivisht.
Gjithçka ka ndodhur për një karikues. Nuk jemi takuar deri tani pasi situata është shumë e rëndë”, citohet të ketë thënë ai. /tesheshi.com/