Tashmë mund të quhet i ezauruar fakti që ish-zyrtari i OSHEE-së, Saimir Jaku, i ekzekutuar një ditë më parë në një lokal në Rrëshen, të jetë vrarë për shkak të detyrës; dhe, sipas gjasave ka lidhje me një të kaluar të tij në emigracion, nëse i referohemi një denoncimi politik të ish-kryeministrit Berisha pak ditë më parë rreth figurës së tij.
Sot, policia ka gjetur automjetin e djegur me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e atentatit mafioz, në fshatin Vinjoll të Kurbinit, zonë kjo e thellë malore. Dyshohet se Jaku është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, ndërkohë që hetimet vijojnë për të gjetur motivin e krimit
Por dhe pse Prokuroria e Lezhës po heton edhe në pistën e vrasjes për shkak të detyrës, lloji i ekzekutimit lë pak për të menduar se mund të jetë vërtet kështu.
Sipas ekspertëve të kriminalistikës, vrasje të tilla për nga vendi dhe mënyra makabre e ekzekutimit, mbajnë erë mafiozitet e jo akte ordinere për “motive të dobëta”. /tesheshi.com/