Piloti 32-vjecar Babis Anagnostopulos qëndron në katin e 7-të të GADA deri në dalje për falje ditën e martë.
Të Shtunën pasdite, vrasësi pati vizitën e tij të parë. Ai ishte vëllai i tij, i cili deri para disa orësh ishte pranë Susan, nënës së Caroline.
Vëllai i tij i çoi disa rroba dhe piloti i kërkoi një libër. Sipas Alpha, ai kërkoi librin e gjeofizikanit David Begoviç “origjina e gjithçkaje”.
Eshtë një libër ky që bën fjalë për ardhjen e civilizimit njerëzor nga Big Bengu deri në ditët e sotme.
Në të njëjtën kohë, policia ka qenë e impresionuar nga qetësia e madhe e treguar nga 32-vjeçari Charalambos Anagnostopulos.
Që prej ditës së djeshme, ai kërkoi dhe mori një kartë telefonike për të komunikuar me familjen e tij, ndërsa kërkoi të dinte në detaje edhe për vizitën.
Vizita të tjera ka pasur edhe nga avokati i tij. /tesheshi.com/