Fadil Kasemi, i arrestuar rreth 3 javë më parë me akuzën e vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi, i kërkoi Gjykatës së Apelit që të lirohet nga burgu.
Kërkesa e tij vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka përfunduar ende inspektimin në Gjykatën e Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas përpjekjes së tij në 2015 për të vrarë Fildesin.
Kërkesa e tij u shqyrtua nga gjyqtarje apelit, Nertina Kosova që rrëzoi qëndrimin e mbrojtjes, e cila nuk është dakord që Fadil Kasemi të qëndrojë me masën e sigurisë arrest me burg.
Avokatët pretendojnë arrestin me afat 60 ditë ndaj klientit të tyre, ose një masë më e butë derisa të dalë ekspertiza mendore, Fadil Kasemi theu heshtjen .
“Unë nuk mbaj mend asgjë. Ju kërkoj avokatëve dhe kujtdo tjetër të mos merren me familjen time dhe as me nderin e gruas time, të cilën vazhdoj ta dua”, tha ai, shkruan TCH.
Por, pendesa nuk i vlen më asgjë Fadil Kasemit, i cili ndërkohë nga ana tjetër e ka pranuar krimin vetëm me një deklaratë në polici, kur u kërkoi falje fëmijëve të tij.
Gjatë këtyre ditëve i akuzuari ka heshtur megjithë përpjekjet e Prokurorisë për të shkëputur një rrefim prej tij. Ai e vrau Fildes Hafizin pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin pas tentatives për ta vrarë atë në 2015.
39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentat, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve. /tesheshi.com/