Partitë greke të krahut të djathtë po fillojnë një protestë të re për të parandaluar ratifikimin e një marrëveshjeje mbi emrin e Maqedonisë.
Organizatorët e kanë cilësuar protestën si “përpjekjen e fundit për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së turpshme”, sipas Kathimerini-it.
Ata i përkasin “Komitetit për të luftuar për karakterin grek të Maqedonisë”.
“Askush nuk do të punojë. Institucionet dhe shkollat që të qëndrojnë të mbyllura, flamuri grek do të ulet në gjysmë shtizë në çdo shtëpi, këmbanat e kishës do bien si shenjë zie…”, thanë organizatorët.
Protestat u mbajtën gjithashtu gjatë fundjavës, kur të paktën 25 policë u plagosën dhe shtatë persona u arrestuan.
Ndërkohë, parlamenti grek ka filluar diskutimet për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, votimi për të cilët pritet të jetë në orët në vazhdim. /tesheshi.com/