Parlamenti shkarkon përfundimisht Ilir Metën nga kreu i shtetit.
Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre. Nga këta 105 pesë deputetë votuan pro, 7 deputetë kundër dhe 3 abstenim.
Pak më herët me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi që ishte e pavlefshme, Parlamenti miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor, ku u theksuan plot 16 shkelje kushtetute, duke i propozuar parlamentit shkarkimin.
Sipas raportit të komisionit. shkeljet e kushtetutës janë konsumuar gjatë 19 intervistave televizive, 9 deklaratave, 45 postimeve në Facebook dhe shkresave dërguar institucioneve.
Ilir Meta bëhet kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
U reagua menjëherë nga Presidenca, ku zëdhënësi Blushi shkroi në ndër të tjera në FB:
“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër!”.
Megjithatë, vulën e shkarkimit duhet ta vendosë Gjykata Kushtuetuese. /tesheshi.com/