Nga Mensur Krasniqi
Ndonëse para disa ditësh portali tesheshi. kishte informacione se gjatë këtyre ditëve një pjesë e lagjes “Sheqer Mahalla” të një fshati të Shkupit, pra në Batincë, do të shtrohet rruga me bekatonka nga partia shqiptare në pushtet, BDI, nuk publikua asnjë lajm derisa u siguruan faktet.
Kështu, në adresën tonë sot kanë ardhur fotografi dhe informacione se tanimë kjo lagje ka filluar të shtrohet me bekatonka. Mirëpo çka është kontestuese këtu?
Në këtë lagje të fshatit Batincë, pjesa dërmuese është e banuar me boshnjakë. BDI si subjekt politik në takim me banorët e këtij fshati para disa ditësh u prit jo me më shumë se 10 persona. Andaj BDI ndonëse e palegjitimuar në këtë zonë, ngase me këtë komunë udhëheq Partia Demokratike Shqiptare, e nga ana tjetër shtrimi i bekatonkave në atë lagje nuk është e paraparë as me planprogramin e komunës dhe as të qytetit të Shkupit, ata kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë pazar ku në kompensim të bekatonkave të kërkojnë votat e fshatarëve boshnjakë.
E ajo që është kundërligjore sipas Ligjit të Zgjedhjeve, asnjë parti politike nuk guxon të kryejë çfarëdo lloj të punimeve në prag të zgjedhjeve.
Përveq kësaj lagje, BDI ua ka premtuar sigurimin e bekatonkave në këmbim të votave edhe banorëve të lagjes Fushtophanë të komunës Çair të Shkupit.
Dhe nëse BDI deri tash nuk kanë dalur publikisht të deklarohen se ky projekt është i tyre, atëherë parashtrohet pyetja kush po i shtron këto bekatonka, a është e lajmëruar në Drejtorinë për të Hyra Publike, nga vijnë mjetet financiare etj..?! /tesheshi.com/