Louis van Gaal njihet si trajner që mban në nivel disiplinën. Ai këtë po mundohet ta bëjë edhe në Manchester United. Për këtë, ai ka dënuar ditë më parë belgun, Marouane Fellaini, pasi ai ishte vonuar në drekë.
Ka qenë vetë lojtari që e ka zbuluar këtë.
“Ai shpërtheu ndaj nesh. Ne ishim 10 veta dhe u vonuam vetëm një minutë për drekën pas stërvitjes”, thotë Fellaini, shkruan Daily Mail.
“Nëse ju mendoni se një minutë nuk është asgjë dhe se nuk ishte për stërvitje por për drekën në restorant, për trajnerin ishte e mjaftueshme. Krahas kësaj ai na dënon edhe për kartonët pa nevojë dhe ndërhyrjet e këqija”, shtoi Fellaini./tesheshi.com/