Voltana Ademi e Shkodrës, gruaja demokrate gjithnjë në aksion politik kundër Ramës, kërkoi një Dhjetor të dytë gjatë një ceremonie në përkujtim të ditës kur në qytetin verior u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës.
“Sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famekeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore”, tha Ademi, në një përpjekje të pastër përtë shfrytëzuar të djeshmen në funksion të aktualitetit politik.
“Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevojë sërish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë”, tha Voltana Ademi.
Për paradoks, asokohe Rama ishte një ndër figurat më të njohura të rebelimit anti-komunist, në pozitën e një pedagogu artesh dhe publicisti. /tesheshi.com/