A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa vezë e kanë të kuqe ngjyrën e lëvozhgës dhe të tjera e kanë të bardhë?
Studimet e bëra në Universitetin e Cornellit, në Itaka të Nju Jorkut (SHBA), sugjerojnë se ngjyra e lëvozhgës është e përcaktuar nga kodi gjenetik i pulës.
Shpjegimi më i thjeshtë që ata bëjnë është: Pulat e bardha bëjnë vezë të bardha dhe ato me pupla kafe, bëjnë vezë të kuqe.
Shkencëtarët e këtij universiteti kanë arritur edhe në përfundimin se pavarësisht ngjyrës, vlerat ushqyese të vezëve janë njësoj.
Ata saktësojnë se vezët e kuqe (kafe) dhe të bardha janë njësoj të pasura me vlera ushqyese dhe acide yndyrore Omega 3/tesheshi.com/