Një ditë nga vizita e kryeministrit serb në Tiranë, policia thotë se ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen si dhe nga sot ka kaluar në gatishmëri të plotë.
Gjithashtu bëhen publike disa masa që do të ndëmerren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
“Nga ora 10:00 do të ketë kufizim deri në bllokim të lëvizjes së automjeteve në hyrje të autostradës Tiranë- Durrës.
Do të bllokohet lëvizja në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Gjithashtu asnjë mjet nuk do të qëndrojë i parkuar pranë ambasadës serbe. Mësohet se për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit serb do të angazhohen edhe efektivë të antiterrorit.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.