Ka kërcyer nën shi nën shoqërinë e një grupi fëmijësh dhe është bërë një yll në rrjet. Polici-balerin është argëtuar në rrugët e San Diegos, në Kaliforni, duke kërcyer nën notat e “Whatch me (whip/nae nae) të Silentos, duke lëvizur të gjitha pjesët e trupit bashkë me ‘shoqëruesit e tij të kërcimit’. Një prej kolegëve të policit ka filmuar të gjithë skenën. Videoja është postuar në faqen e Facebook të policisë dhe është parë mbi një milion herë nga vizitorët, duke u bërë menjëherë virale./tesheshi.com/