Njësitë e forcave ruse të policisë speciale kanë marrë këto ditë një pushkë të re automatike SAK-12, të cilin mediat amerikane e kanë quajtur “superëeapon” e cila mundëson neutralizimin e shpejtë të armikut.
Kjo armë është i dizajnuar me kërkesë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) dhe është e destinuar për njësitë anti-terroriste në kryerjen e operacioneve në një hapësirë të kufizuar, të tilla si banesa dhe ndërtesa industriale.
Detyra kryesore e kësaj arme është një shkatërrim i shpejtë dhe efikas të elementëve terroriste në situata me një numër të madh pengjesh.
Mark Episkopos, një ekspert amerikan për armët e vogla, vë në dukje se arma është ndërtuar pasi FSB filloi të mendojë për krijimin e një të reje, më të vogël dhe më efikase, pas sulmeve terroriste në Beslan dhe Dubrovka.
Episkopos shpjegon se është vërtetuar shkencërisht se adrenalina dhe disa narkotikë mund të eliminojnë dhimbjen që shkaktohet nga plagosja me armë zjarri. Në situata të tilla, ndonëse të plagosur ndoshta për vdekje, një terrorist mund të vazhdojë të qëllojë ose të aktivizojë një mjet shpërthyes, dhe pak sekonda mund të jenë fatale për pengjet.
Ndërsa mekëtë armë nuk ke asnjë shans. /tesheshi.com/