Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, komentoi zhvillimet e djeshme në parlament ku opozita hodhi vezë e topa letrash në drejtim të kryeministrit Rama.
Meta kërkoi më shumë etikë nga ana e deputetëve, gjuha e të cilëve është banalizuar skajshëm në seancat e fundit parlamentare.
Sa i përket kërkesës së PS-së për përjashtimin e tre deputetëve të PD-së, për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, Meta tha se do të zbatohet rregullorja.
Duke komentuar acarimin e raporteve mes mazhorancës dhe opozitës, Meta tha se si kryetar Kuvendi ka qënë dhe do të jetë gjithnjë i gatshëm për bashkëpunim e konsensus me opozitën në funksion të ecurisë së reformave.
/tesheshi.com/