Pas faktit se disa media ndërkombëtare kanë pasqyruar incidentin e të enjtes në parlamentin shqiptar ky kryeministri Rama u qëllua me vezë nga deputeti demokrat Endri Hasa, ka qenë pikërisht shefi i qeverisë që ka reaguar së fundi me një postim në Twitter.
“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një shoë pularie”, shkruan Rama.
Ndërkohë, PD nuk pranoi ta dënojë aktin e deputetit të saj, por e mbrojti atë. Endri Hasa, një ish-IT pranë qeverisë Berisha, konsiderohet si njeriu kyç që prishi pamjet e vrasjeve të 21 Janarit në serverin e Kryeministrisë, fakt i hetuar dhe i provuar nga FBI. /tesheshi.com/