Rrëzohet kërkesa e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, për heqjen e masës së pezullimit për ligjin e Vettingut. Kërkesa ishte parashtruar nga Pandeli Majko, në emër të Kuvendit më 25 tetor, për pezullimin e efekteve të ligjit, ndërsa gjatë seancës së sotme (e martë), përveç palëve të përfshira në këtë proçes, të pranishëm ishin edhe ambasadorët Donald Lu, i SHBA-ve, si dhe ajo e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Nga ana tjetër, ka nisur të shqyrtohet edhe kërkesa e opozitës dhe Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin e këtij vendimi, me pretendimin se po shkelet Kushtetuta.
Ky ligj “rrezikon vendin e punës për shumë gjyqtarë dhe prokurorë”, theksojnë gjyqtarët, ndërsa kërkojnë ruajtjen e pezullimit.
Por kjo gjë nuk është pranuar, ndaj Majko tha: “Të hiqet pezullimi i ligjit të Vettingut sepse edhe sot ne nuk dimë arsyet se përse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar atë”.
Vettingu është një ligj që bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas publikimit të opinionit të saj Komisioni i Venecias, sa i takon standarteve të ligjit të Vettinguit. Vendimi do të merret pas datës 10 dhjetor të këtij viti. Kjo senacë e sotshme nuk ishte vendimarrëse./tesheshi.com