Pas padisë për krim të organizuar që PDK-ja bëri në adresë të kreut të Prishtinës Shpend Ahmetit, publisti Veton Surroi i ka dalë në krah. Surroi, padinë e PDK-së, e ka krahasur me “shenjtërimin” e Al Kapones në Vatikan.
“Kur PDK ngre padi për krim të organizuar, hapi i ardhshëm logjik do të ishte që po kjo organizatë të çojë në Vatikan iniciativën për shenjtërimin e Al Kapones”, ka shkruar Surroi në Facebook.
Ndërkohë PDK të dielën në një konferencë për media ka paralajmëruar edhe padi të tjera kundër Shpend Ahmetit. /tesheshi.com/