Ka reaguar edhe publicisti dhe ish-politikani Veton Surroi, pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Kosovë. \
Sipas tij shumica e qytetarëve u deklaruan për çlirimin e vendit nga kapja e klanit “Pronto”.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook thotë se mbi gjysma e vendeve të Kuvend do të mbushen me deputetët e një partie socialdemokrate evropiane dhe të një partie a koalicioni konservator (popullor) evropian.
“Ky është përvjetori më i rëndësishëm i çlirimit deri tani. Dje u manifestua vota evropiane e qytetarëve të Kosovës. Shumica kritike e qytetarëve të Kosovës, të prirë nga fryma e parimësisë dhe vendosmërisë së Vetëvendosjes, u deklaruan dje për çlirimin e vendit nga kapja e Klanit Pronto. Qeverisja evropiane mund të ndërtohet që nga këto zgjedhje, me synim të shtetit të së drejtës , atij social dhe zhvillimor”, thotë Surroi. /tesheshi.com/