Nga selia e VV-së u reaguar ashpër pas lajmit për arrestimin e Nol Nushit, koordinator i sekretariateve të Lëvizjes Vetëvendosje. Numri 2 i kësaj force, njëherësh dhe n/kryetare e Kuvendit, Aida Dërguti, tha se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, të vetëdijshëm se janë në fund të pushtetit nuk po ndalin represionin.
“Vetëm në vendet totalitare dhe policore ndodh që pushteti, në mungesë të argumenteve, përdor dhunën ndaj opozitës. Si pasojë e kësaj, 13 deputetë janë të përndjekur, 3 prej tyre në burg dhe afro 20 aktivistë gjenden gjithashtu në burg”, tha Dërguti.
Dërguti i bëri thirrje policisë që mos i bindet urdhërave të pushtetit, duke arsyetuar se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Asocacionin është vërtetuar se veprimet e opozitës janë në mbrojtje të Republikës.
“Në këto rrethana, më 9 janar fillon fundi i këtij sistemi totalitar dhe antikushtetues. Më 9 janar qytetarët, në mënyrë masive do ta kundërshtojnë këtë qeveri kriminale, që i shërben vetëm interesave të Serbisë”, tha Dërguti. /tesheshi.com/