Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vetëvendosje po shndërrohet në parti për koalicione parazgjedhore: a do bashkohet sërish fronti opozitar?

by te Sheshi
05/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Vetëvendosje po shndërrohet në parti për koalicione parazgjedhore: a do bashkohet sërish fronti opozitar?

Nga Blendi Gashi

Ndërsa të mërkurën është caktuar seanca plenare ku do votohet mocioni opozitar për rrëzimin e qeverisë, dhe kur qershori po shihet si muaji i zgjedhjeve parlamentare, partitë kanë nisur kalkulimet parazgjedhore.

Dhe pikërisht këto kalkulime me synim marrjen e pushtetit kanë bërë që Lëvizja Vetëvendosje të “dorëzohet” dhe pas disa vitesh operimi si iniciativë qytetare brenda pak ditësh pritet të marrë statusin e partisë politike.

VV, tashmë ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku edhe ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesa për regjistrim është në procedurë të shqyrtimit administrativ në zyrën e regjistrimit dhe certifikimit të partive politike.

Arsyeja e një veprimi të tillë të VV-së, është për shkak se ligji ua pamundëson iniciativave qytetare koalicionet parazgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar për tesheshi. com edhe Adnan Rrustemi, zyrtari i VV-së në KQZ.

“Ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për kalimin nga statusi i iniciativës qytetare në statusin e partisë politike të regjistruar, si subjekt politik. Kjo po bëhet krejtësisht për shkak se ligji aktual për zgjedhje në mënyrë të padrejtë dhe aspak demokratike ua pamundëson iniciativave qytetare krijimin e koalicioneve parazgjedhore. Prandaj, duke qenë se koalicione parazgjedhore në kuptimin ligjor dhe të certifikuara nga KQZ-ja mund të bëjnë vetëm partitë politike të regjistruara paraprakisht dhe në anën tjetër pritjet e mëdha të qytetarëve për ndryshimin e qeverisjes në Kosovë e ka bërë të nevojshëm që për arsye krejtësisht praktike të regjistrohemi në KQZ, duke i hapur kështu mundësi krijimit të ndonjë koalicioni të mundshëm parazgjedhor.

Aktualisht, kërkesa është në fazën përfundimtare dhe më së largu javën e ardhshme duhet ta kemi edhe vendimin e KQZ-së për regjistrim. Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje është një subjekt politik parlamentar dhe që tashmë ka marrë pjesë në disa palë zgjedhje nga viti 2010 si subjekt politik, kërkesa për regjistrim dhe shqyrtimi i saj është një formalitet, andaj edhe presim që procesi i regjistrimit dhe vendimi i KQZ-së të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë”, ka thënë Rrustemi, për tesheshi. com.

Ja koalicionet e mundshme parazgjedhore…

Ndërsa VV ka pranuar se po bëhen parti për të pasur mundësinë të lidhin koalicione parazgjedhore me ndonjë nga partitë, zyrtar të saj nuk janë përgjigjur nëse do garojnë vetëm si parti apo do lidhin koalicion parazgjedhor.

Pavarësisht kësaj, burime tona bëjnë të ditur se VV është duke biseduar aktualisht për të lidhur një koalicion parazgjedhor me partinë më të re Alternativën e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit.

Poashtu, sipas burimit VV po shqyrton mundësinë të lidh koalicion parazgjedhor edhe me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, si dhe nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhje opozita të dalë me një listë të përbashkët ku do përfshiheshin edhe figura nga shoqëria civile.

Deputeti Rexhep Selimi, në një intervistë dhënë javë më parë për tesheshi. com ka lënë të hapur mundësinë që opozita të garojë së bashku në zgjedhje.

“Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për bashkëpunim opozitar, pasi mendon se ky pushtet, kjo qeveri duhet patjetër të shkoj në opozitë, për shkak se kur të shkojnë në opozitë edhe drejtësia do t’i ketë duar më të lira për t’i vlerësuar punën dhe aktivitetet e tyre joligjore gjatë qenit të tyre në pushtet. Lëvizja Vetëvendosje do preferonte (një front të përbashkët), por nuk mund t’ia imponoj subjekteve tjera, apo t’iu vëj kushte të tilla, por shumë më mirë do ishte të jemi sa më të bashkuar edhe në zgjedhje edhe në pushtetin e ardhshëm.”, ka thënë Selimi.

Kujtojmë se AAK dhe NISMA ka kohë që kanë lidhur koalicion paprazgjedhor, por mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse do u bashkangjitet edhe VV dhe AKR e Alternativa për të garuar në një listë të vetme zgjedhore.

Ja ç’thotë ligji për zgjedhjet:

Neni 18 –  Koalicionet

18.1 Koalicioni mund të certifikohet për të garuar në zgjedhje nën një emër, me kusht që

përbëhet vetëm nga partitë politike që kanë të drejtë për t’u certifikuar sipas nenit 15.4 të këtij

ligji.

18.2 KQZ-ja e trajton koalicionin si një subjekt politik të vetëm nga dita kur koalicioni është

certifikuar nga ajo e deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Partia politike nuk mund

të tërhiqet nga koalicioni pasi që të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të

certifikohen.

18.3 Pas shpërbërjes së koalicionit, secila nga partitë politike të regjistruara të cilat kanë qenë

anëtare të koalicionit janë përgjegjëse për një ndarje të të gjitha borxheve të shkaktuara nga

koalicioni në përpjesëtim me marrëveshjen për koalicionin, përfshirë gjobat e papaguara të

ngarkuara nga KQZ-ja apo KZAP-i.

18.4 Partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një

koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Neni 19 – Nisma qytetare

19.1 KQZ–ja e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e certifikimit të saj deri sa

nisma qytetare të dorëzojë raportin përfundimtar të Publikimit Financiar të Fushatës sipas

nenit 40.2 (b) të këtij ligji,.

19.2 Secili kandidat i certifikuar i listës së nismës qytetare është personalisht përgjegjës për

ndarje të barabartë të gjobave të ngarkuara mbi nismën qytetare nga KQZ-ja apo KZAP-i. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
SHBA: Ok shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë, por 18 qershori nuk luan

SHBA: Ok shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë, por 18 qershori nuk luan

Fondi Monetar ia bën të qartë Isa Mustafës: S’mund të rriten pagat

Fondi Monetar ia bën të qartë Isa Mustafës: S’mund të rriten pagat

Basha thërret fitore dhe kërkon “marshim në Tiranë”, ia kthen Rama: fitore të tilla paç!

Basha thërret fitore dhe kërkon “marshim në Tiranë”, ia kthen Rama: fitore të tilla paç!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni