Corrie Rowland është bërë gjyshja më e re në Britaninë e Madhe.
Kur ishte 15 vjeç, Corrie shokoi prindërit e saj pasi mbeti shtatzënë në vitin 1997.
Ajo solli në jetë vajzën e saj Bethany, e cila në moshën 17 vjeçare sapo ka lindur një djalë.
Corrie tashmë është gjyshja më e re në Angli, pasi u bë me nip vetëm në moshën 32 vjeç.
“Ndodhem në një situatë të çuditshme,” thotë Corrie, “sepse në moshën time ka shumë femra që ende nuk janë bërë nëna”,- shprehet ajo.
“Tani më duhet të kujdesem për të dy, janë si fëmijët e mi. Edhe Bethany që është vetëm 17 vjeçe në të vërtetë është akoma fëmijë”,- deklaron gjyshja më e re në Britani./tesheshi.com/