Një person i panjohur i veshur si vdekja ka derdhur benzinë dhe i ka vënë flakën vetes në mes të ditës pranë Kullës së Gallatës në Stamboll në sy të një numri të madh turistësh.
Kalimtarët nuk i erdhën menjëherë në ndihmë, sepse shumica prej tyre menduan se ishte një lloj shfaqjeje në rrugë.
Disa prej tyre madje bënë “selfie” kur ai u gjunjëzua duke u djegur.
Vetëm kur personi u rrëzua i pafuqishëm në tokë, dy tregtarë vendas ia shuan flakët me zjarrfikësit e dyqaneve të tyre.
WARNING GRAPHIC CONTENT!
A Turkish citizen set himself on fire in front of the Galata Tower, a very popular tourist area in Istanbul Turkey. pic.twitter.com/golffmkXYN— Asaad Sam Hanna (@AsaadHannaa) May 31, 2022
Burri mbijetoi për mrekulli pavarësisht se u dogj për gati një minutë.
Madje më vonë i ulur në tokë ka biseduar me policët që mbërritën në vendngjarje.
Nuk dihet se çfarë e shtyu atë në një gjë të tillë. /tesheshi.com/