Gjatë tri viteve të fundit, një formë e rëndë e astmës e kishte detyruar t’u nënshtrohej shtrimeve të herë pas hershme dhe me një kohë të gjatë në spital. Duke e ditur se edhe mund të mos mbijetonte, u kishte shprehur dëshirën e saj të fundit prindërve: “Nëse do të ndërroj jetë, dhurojini organet e mia”.
Elizabeth Ford ishte një vajzë angleze, e cila jetonte në Suffolk dhe ndërroi jetë një javë pasi i shprehu dëshirën e saj të fundit babait David dhe mamasë Lorna. Prindërit vendosën të respektojnë dëshirën e saj të fundit dhe vendosën të dhuronin organet e vajzës, duke shpëtuar kështu jetën e 5 personave të tjerë. Mes tyre ishte edhe një moshatar i vajzës, i cili arriti të shpëtonte vetëm nëpërmjet transplantit të zemrës.
“Jemi të copëtuar pas kësaj që ndodhi”,- shpjegojnë prindërit e Elizabeth për Daily Mail,- “mirëpo duke e ditur se vajza jonë arriti të shpëtonte jetën e 5 personave të tjerë është një arsye që të ndihemi më të qetë, mbi të gjitha sepse është pikërisht ajo çka vajza jonë donte”./tesheshi.com/