Pas daljes së rezultateve preleminare për partitë politike ka nisur të dalin edhe rezultatet e para jozyrtare për kandidatët për deputet.
Sipas raportimeve të mediave kosovare lideri i PDK-së Kadri Veseli ka thyer rekord në komunën e Skënderajt duke marrë 12 mijë e 710 vota, kurse pas tij renditet Mërgim Lushtaku me 8 mijë e 560 vota.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në këtë komunë ka marrë vetëm 1 mijë e 413 vota.
Me numrin më të vogël të votave ka mbetur lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili është votuar vetëm nga 319 qytetarë./tesheshi.com/