FBI-ja heton çështjen. Dikush ka depërtuar në disa faqe interneti amerikane dhe evropiane, me pretendimin se është pwrfaqësues i ISIS-t. FBI-ja po heton këto sulme, të cilët kanë bërë që në disa portale të shfaqet flamuri i zi, i shoqëruar me fjalët “Sulm nga ISIS-i. Ne jemi kudo.”
Megjithatë, autoritetet lokale ligjzbatuese dyshojnë fillimisht se hakeri, në realitet, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Në raste të mëparshme, hetuesit kanë zbuluar se lidhjet e mëtuara me ISIS-in deklarohen me qëllim që thjesht të tërheqin vëmendjen, dhe jo se kemi të bëjmë vërtet me sulme të ISIS-it.
Në fakt, kushdo që fshihet pas këtyre sulmeve, ia ka arritur të tërheqë vëmendjen e viktimave të tij. Në uebsajtin ‘Eldora Speedway’ u ndërhy të shtunën në orën 14.00. “Krejt papritur, faqja jonë u pushtua nga një haker, i cili u shfaq me titra, që thoshin: “Tani jeni nën kontrollin e Shtetit Islamik!” Zyra e Sherifit të Kontesë së Darkit tha se, me gjasa, ‘Eldora Speedway’ nuk ka qenë objektivi i vërtetë i sulmit, por mesazhi ka ardhur nga ndonjë ‘plug-in file’ që është kapur aksidentalisht nga sistemi i tyre.
Incidente të ngjashme kanë ndodhur fundjavën e shkuar me disa biznese në mbarë ShBA-në. Sidoqoftë, autoritet nuk besojnë të jenë vjedhur informacione. Këto sulme të kujtojnë sulmin kibernetik ndaj Sony Pictures, që e bëri Shtëpinë e Bardhë të shpallte krijimin e një agjensie të re spiunazhi, e cila do të koordinojë analizat e sulmeve kibernetike. FBI-ja akuzoi atëherë Korenë e Veriut, si përgjegjëse të sulmit. /tesheshi.com/