Një grua e moshës 91-vjeçare e ka marrë shumë seriozisht atë çfarë ka parë në një muze në Norimberga dhe ka përfunduar duke shkatërruar një vepër arti 80 mijë eurosh.
Gruaja e moshuar gjermane nuk e kishte kuptuar se ndodhej përpara një vepre arti të bërë në vitin 1965 nga artisti Arthur Koepcke dhe e quajtur “Reading-work-piece”. Artisti avanguardist gjerman kishte përdorur skemën e një fjalëkryqi si bazë të veprës.
Indikacioni “vendosni fjalët që mungojnë” ishte vetëm një didaskali e veprës, por gjyshja e ka marrë si një ftesë ndaj ka nisur të shkruajë fjalë të ndryshme në kuadratin brenda veprës së artit.
91-vjeçarja është denoncuar nga përgjegjësit e muzeut Nues tek autoritetet përgjegjëse. Megjithatë, sipas zëdhënësit të muzeut, vepra mund të restaurohet. /tesheshi.com/