Kuvendi Komunal i Ulqinit miratoi një propozim që statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendoset në rrethrrotullim në qendër të qytetit.
Bulevardi në Ulqin, në të cilin ndodhet rrethrrotullimi, mban emrin e tij, raporton CdM.
Në Ulqin Skënderbeu kishte një shtëpi, e cila pas vdekjes së tij më 1468 u pasua nga të afërmit e tij.
“Ngritja e monumentit të Skënderbeut do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të lirisë, të bashkëpunimit, si dhe ruajtjen e përmirësimin e bashkëpunimit me kombet e tjera që jetojnë në territorin e Malit të Zi, dhe në veçanti popullin malazez“, tha lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj për CdM. /tesheshi.com/