Kryetarja e komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka kërkuar të prezencën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, që të japë shpjegime se kush është politika qeveritare në lidhje me integrimin dhe sesi do të kryhen funksionet e Ministrisë së Integrimit, tashmë e shkrirë në atë të Punëve të Jashtme.
“Kerkoj që të thërrasim për të dhënë shpjegime ministrin e Jashtëm. Ai duhet të raportojë në komision në lidhje se si do të realizohen funksionet e integrimit”, tha Tabaku.
Pas kësaj kërkese, komisioni ka vendosur që të përfshijë në kalendarin e punimeve thirrjen e kreut të diplomacisë, në mënyrë që të kryhet një seancë dëgjimore.