Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, deklaroi se do të shembë një restorant tek stadiumi “Selman Stërmasi”, për të cilin është përfolur se është në pronësi të gruas së ish-Kryeministrit, Fatos Nano.
Veliaj, në një intervistë në “Top Story”, deklaroi se lokali do të prishet, pasi është pa leje.
“Sigurisht që do shembet. Klubi i Tiranës ka të drejtë nëse restoranti në fjalë do të shpëtonte nga ky aksion. Nuk më intereson se kush ish-kryeministër drekon aty. Më intereson fakti që një çiban,në trup të stadiumit dhe kuzhinë me bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, deklaroi se kryeqyteti do të ketë pesë parqe, dhe nga ana tjetër ka mohuar se do të bëhen ndërtime në zonën e Liqenit Artificial. Në lidhje me sheshin “Skënderbej”, Veliaj tha se do të kthehet në pedonale në vitin 2017.
/tesheshi.com/