Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Veliaj: deri në fund të mandatit ndërtojmë 20 shkolla, jo më mësim me dy turne

by te Sheshi
08/08/2017
in Sociale & Shoqëri, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Veliaj: deri në fund të mandatit ndërtojmë 20 shkolla, jo më mësim me dy turne

Shkolla e re e rindërtuar “Hoxha Tahsin” do të çelë dyert për një mijë nxënësit e saj në shtator, duke qenë e para ndër 20 objektet shkollore që Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në kryeqytet, për shmangien e mësimit me dy turne.

Në shtator pritet të hapin dyert edhe 3 shkolla të reja, “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4 dhe Shkolla e Baletit, e cila është drejt rikonstruktimit të plotë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe siguroi se ajo do të ofrojë kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit.

“Hapja e një shkolle është një gëzim i madh për çdo komunitet. Në Tiranë kemi dy mundësi: o merremi me llafe, o me punë. Ndërtimi i kësaj shkolle është një punë konkrete, e cila ka filluar në më pak se një vit. Do ta mbarojmë në kohë rekord, kemi edhe 3 javë për t’i dhënë dorën e fundit sistemimit të klasave dhe “Hoxha Tahsin” do të jetë padyshim shkolla e parë e 20 shkollave të reja që do të ndërtojmë në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj deklaroi se parimi i Bashkisë së Tiranës është që çdo ditë të realizohet një punë konkrete në dobi të komunitetit.

“Duke filluar nga muaji shtator do të hapim shkollat ‘Hoxha Tahsin’, ‘Betim Muço’ në Kombinat, ‘Ardian Klosi’ te Bregu i Lumit dhe aktualisht janë hedhur themelet e shkollës ‘Kosova’. Besoj se vetëm kështu ecën përpara Tirana. Sigurisht, Roma nuk u ndërtua në një ditë, as Tirana nuk ndërtohet në një ditë, por parimi është ‘çdo ditë një punë konkrete’. Për sa kohë që vazhdojmë me këtë ritëm, besoj se deri në fund të këtij mandati do të kemi mbaruar me 20 shkollat dhe do të kemi për herë të parë të hequr nga zhargoni i diskutimit publik mësimdhënien me dy turne”, theksoi ai.

Kryebashkiaku u bëri thirrje prindërve të Njësisë Nr.2 që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën e re “Hoxha Tahsin”, e cila do të ketë jo vetëm mjedise më të mira studimi, por njëkohësisht edhe më pak nxënës në klasa, duke rritur cilësinë e mësimdhënies.

“Aktualisht kemi disa shkolla të mbingarkuara edhe në Njësinë 2, në Njësinë 8, në gjithë zonën rreth “Pazarit të Ri”, ku janë me dy turne “Fan Noli” dhe Shkolla e Kuqe. Thirrja që kam për të gjithë prindërit, është që kemi një hapësirë fantastike për të bërë regjistrime në shkollën e re “Hoxha Tahsin”. Regjistrimet në shkollën e re tashmë kanë filluar, duke filluar nga data 1 shtator bëhen zyrtare. Kemi mjaftueshëm hapësirë edhe për të çliruar turnin e dytë nga “Fan Noli” dhe Shkolla e Kuqe, ndaj kërkesa ime për gjithë komunitetin është të fokusohen te kjo shkollë. Kjo është një shkollë që ka 20 klasa, 6 laboratorë, 4 kate, palestër dhe të gjitha nevojat bazike për të pasur një hapësirë dinjitoze për mësimdhënien”, u shpreh Veliaj.

Vëmendje i është kushtuar edhe stafit mësimdhënës në këtë shkollë, ku Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë janë duke punuar që disa prej mësuesve më të mirë të kryeqytetit të japin mësim në shkollën e re që do të hapet në shtator.

“Po punojmë me Drejtorinë Arsimore që disa nga mësuesit më të mirë, edhe nga “Fan Noli” apo Shkolla e Kuqe, t’i transferojmë te “Hoxha Tahsin”, për t’u siguruar që jo vetëm të kemi një ndërtesë të mirë, por e njëjta cilësi mësimdhënieje që kërkohet nga shkollat e mbipopulluara të jetë edhe këtu. Prindi që do të regjistrojë fëmijën te “Hoxha Tahsin”, jo vetëm do të marrë ndërtesën më të mirë dhe kushte më cilësore për fëmijën e tij, por sigurisht do të investohet edhe tek mësuesit më të mirë”, u shpreh Veliaj, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre që të studiojnë në shkollat e reja që do të hapen, duke ulur në këtë mënyrë edhe dyndjen e nxënësve vetëm në disa shkolla.

Ai u shpreh se Bashkia po punon që shkollat, kopshtet dhe çerdhet të jenë gati për të mirëpritur nxënësit dhe të vegjlit në shtator. Gjithashtu, Veliaj garantoi se gjatë verës Bashkia e Tiranës po punon që kopshtet dhe çerdhet të qëndrojnë të hapura duke u ardhur në ndihmë prindërve të cilët janë në marrëdhënie pune.

“Çerdhet dhe kopshtet do të jenë të hapura gjatë gjithë muajit gusht. Do të thotë që çdo prind, i cili detyrohet të punojë gjatë muajit gusht, të ketë gjithmonë një mundësi për ta lënë fëmijën në një çerdhe apo në një kopsht të qytetit të Tiranës”, theksoi kryebashkiaku. /tesheshi.com/

Tags: bashkierjon veliajshkolla

Related Posts

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Next Post
Superkupa europiane në Shkup: siguri e lartë policore, kapen shitësit ilegalë të biletave

Superkupa europiane në Shkup: siguri e lartë policore, kapen shitësit ilegalë të biletave

Euro 2018, FSHF: blini biletën për Shqipëri-Lihtenshtejn, përfitoni atë me Italinë

Euro 2018, FSHF: blini biletën për Shqipëri-Lihtenshtejn, përfitoni atë me Italinë

Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë: Ç’ndikim mund të kenë në rezultat dhe në fundin e krizës politike?

Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë: Ç’ndikim mund të kenë në rezultat dhe në fundin e krizës politike?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni