Sami Basso, njeriu që jetoi më shumë se çdo pacient tjetër progeria, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.
Kjo është një sindromë e rrallë që shkakton plakjen e parakohshme të trupit. Mjekët u kishin thënë prindërve të Basos se ai do të jetonte vetëm deri në moshën trembëdhjetë vjeç. Megjithatë, ata kërkuan menjëherë ndihmën e shkencëtarëve në Evropë dhe veçanërisht në Amerikë, ku kërkimi ka bërë përparim të madh.
Sami Basso, me origjinë nga Vicenza, studioi shkencat natyrore dhe krijoi një organizatë jofitimprurëse kushtuar sëmundjes nga e cila vuante, me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve.
Pesë vite më parë ai u nderua nga presidenti italian i republikës, Sergio Mattarella, me titullin e “Kalorësit të Republikës Italiane”. /tesheshi.com/