Papa Françesku ka pritur këtë të enjte në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin, duke i dhënë këtij të fundit mbështetje për idenë e një Vatikani bektashi në Tiranë, një ide tejet kontraverse, jo e Baba Mondit por e kryeministrit Rama, e cila mban erë të rëndë konspirative, mu prej alogjikës si vendim.
Takimi mes dy klerikëve vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Mediet që i referohen gazetarit të pranishëm në takim, Ferdinand Samarxhi, njoftojnë se Papa i Vatikanit e ka cilësuar nismë mjaft të bukur krijimin e shtetit të ri Sovran Bektashi.
“Jam i bindur se Komuniteti Bektashi, së bashku me myslimanët e tjerë(këta të fundit e kanë kundërshtuar fuqishëm), të krishterët dhe gjithë besimtarët e pranishëm në Shqipëri, mund të shërbejë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, jo vetëm brenda vendit tuaj, por edhe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Pavarësisht nga sfidat e së tashmes, dialogu ndërfetar ka një rol unik në ndërtimin e një ardhmërie në pajtim, drejtësi dhe paqe, që popujt e botës e, veçanërisht të rinjtë, e dëshirojnë me zjarr”, u shpreh Papa Francesku.
Raportohet se Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit bektashi dhe bashkë me Baba Mondin firmosi dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor, i njohur ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit. Ky dokument u bë publik në vitin 2019 dhe ka si synim vendosjen e paqes në botë. /tesheshi.com/