Shqiptarët nuk mund të presin vetingun e drejtësisë nga një kryeministër që e mbushi vendin me drogë. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një reagim në rrjetet sociale, në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga qeveria dhe mazhoranca ndaj kërkesave të institucioneve të vetingut.
“Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.
Kryeministri tha sot: “vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.
E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.
Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.
Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.
Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji”, shkruan Vasili. /tesheshi.com/