Kryetari i Grupit Parkamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka zgjedhur një shprehje të ish- kryeministrit britanik Winston Churchill, për të thumbuar politikat e qeverisë ndaj biznesit.
“Disa e shohin sipërmarrjen private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjerë e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron”, shkruan Vasili.
Prej disa ditësh, Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama për mungesën e vizionit, veçanërisht në drejtim të thithjes së investimeve të huaja, por edhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e biznesit vendas. /tesheshi.com/