Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një komenti në rrjetet sociale ka propozuar një pakt kombëtar për ekonominë.
Në dallim nga ditët e fundit, kur Vasili akuzonte ashpër kryeministrit Edi Rama, sot ai është ndalur në situatën ekonomike në vend, të cilën e cilëson si konfuzion.
Ai i sugjeron qeverisë që të ketë vetëm një prioritet, ekonominë, e cila është future në spiralet e pamundësisë dhe këtë situatë nuk mund t´a ndrzshojnë fjalët boshe apo demagogjitë.
Komenti i Petrit Vasilit
Ekonomia shqiptare në konfuzion.
Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.
Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.
Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.
Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese. /tesheshi.com/