Një ish-vartëse e avokatit Arianit Koçi, muslimane me shami, është gati të sfidojë ish-shefin e saj lidhur me ca pretendime të tij se kinse mbulimi i femrave në Kosovës qën ka shqetësuese e se sipas avokatit të njohur kosovar, kjo mund të ketë ndikim te fakti se pse nuk liberalizohen vizat.
“Kolegu im dhe ish-punëdhënësi im, Arianit Koci, si çdo qytetar tjetër n’këtë shtet, e gëzon lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes!
Qenka mendim i të nderuemit, kolegut tim, se – rritja rapide e mbulimit të vajzave dhe grave në Kosovë qenka ‘shqetësuese’! Avansimi dhe/ose degradimi i kolektivit në sjellje, në shkencën e sociologjisë thirret ‘Mostra e Sjelljes’ apo ‘Pattern of Behavour’!
Kur sociologët të hasin në nji avansim a degradim të tillë të kolektivit në sjellje, i bajnë bashkë buzë e hunë, për me hulumtu e për me kuptu PSE po ndodh qajo që po ndodh!”, shkruan juristja Nora Huseinoviç-Veliu.
“N’kto rrethana n’të cilat gjindemi, si qytetare e kësaj Republike, po vdes nga kurreshtja, për me e dëgju Avokatin e nderuem se, PSE, na qenka ‘shqetësues’ ky Avansim (sipas meje) a Degradim (sipas tij) në sjelljen e kolektivit!
Me kanë me ju pa hajri nai televizioni, e me na ftue pikërisht mue dhe Arianitin, në nji debat televiziv, maaa ziiii tybe n’ish ba! Ama JO! Sepse! Ai i moçmi, moti e ka pasë thanë: ‘Çohuni t’vdekun, se t’gjallët kanë vdekur kaherë’”, shkruan ajo.
Kujtomë se deklarimet e avokatit Koçi kanë trazuar rrjetin këto ditë në Kosovë. Ai pretendon madje dhe se është kërcënuar. /tesheshi.com/