Në Resulaj të Selenicës është kryer këtë pasdite ceremonia mortore e përcjelljes për në banesën e fundit të 8 viktimave, pjesë e dy familjeve, ekzekutuar një ditë më parë në mënyrë makabre nga kushëriri i tyre luajtur mendsh, 24-vjeçari Ritvan Zykaj.
Për varrimin e 8 anëtarëve të fisit Zykaj, dy prej të cilëve fëmijë, kanë marrë pjesë të gjithë banorët e zonës, për të cilët kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur ndonjëherë në fshat.
Ndërkohë, nga autori ende nuk janë zbardhur arsyet e qarta të vrasjes së tetëfishtë. Ai, para hetuesve policorë, ka qenë i qetë, i papenduar, e madje deri dhe ironik, duke iu thënë se e arrestuan shumë vonë. /tesheshi.com/