Kriza ekonomike e viteve të fundit ka përkeqësuar kushtet e jetësës për shumë europianë. Agjencia italiane e Statistikave në një raport të fundit qetëson publikun duke thënë se pas dy vjetësh rritje ekonomike, numri i njerëzve që jetojnë në varfëri absolute nuk po shtohet më.
Por, gjithsesi shifra e njerëzve që jetojnë në varfëri në Itali është 4 milion e 470 mijë persona ose 1 milion e 470 mijë familje. Veriu dhe qendra e Italisë kanë një përqindje 4.2 e 4.8, ndërsa në Jug janë 8.6 për qind e popullsisë.
Mbi 2 milion e gjysmë janë gra, 1 milion e gjysmë minorenë, dhe pjesa tjetër të moshës së mesme dhe të moshuar. /tesheshi/