Temperaturat e larta janë të rrezikshme për njerëzit e sëmurë nga zemra. Mjekët në Britaninë e Madhe thonë se një pajisje e re e zbuluar kohët e fundit, mund t’i ndihmojë njerëzit që rrezikohen nga insufiçenca kardiake të shmangin shtrimin në spital.
Teknologjia e re, që bën të mundur monitorimin e gjendjes shëndetësore të njerëzve, mund të jetë shumë e dobishme në ditët e nxehta. Mjekët e vendosin mikroçipin që monitoron gjendjen e pacientit në arterien e tij, pikërisht midis zemrës dhe mushkërive.
Një herë në ditë pacienti qëndron mbi një skaner, që i dërgon të dhënat e tij në spital. Nëse vërejnë shenja të përkeqësimit të gjendjes, mjekët i rrisin dozën e ilaçeve pacientit.
Spitali Royal Brompton i Londrës që po praktikon këtë metodë të re, ia dërgon të dhënat e para të provave Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, me shpresën që teknologjia e re të përmirësojë shëndetin e pacientëve dhe të kursejë paratë e shpenzuara për shtrimin në spital. /tesheshi.com/