Që nga fillimi i vitit 2018, në Mal të Zi kanë hyrë ilegalisht 2,850 emigrantë, dhe numri i hyrjeve të paligjshme është përgjysmuar që prej shtatë ditësh, kur ushtria u bashkua me policinë në sigurimin e kufirit shtetëror me Shqipërinë, tha të shtunën shefi i Departamentit të Peshkimit dhe kontrollit kufitar malazez, Vojislav Dragoviç.
“Që nga fillimi i vitit ne i kemi rritur përpjekjet tona, por vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që në këtë përforcim të përfshijmë dhe ushtrinë,” tha Dragoviç për televizionin publik të Malit të Zi.
“Deri më tani të gjitha vlerësimet tona sugjerojnë se ata të gjithë e përdorin Malin e Zi si një zonë tranzit, sepse shumë shpejt, pas aplikimit për azil largohen”, tha Dragoviç.
Nënkoloneli i Ushtrisë së Malit të Zi, Esad Muriç, tha se një togë këmbësorie e angazhuar në kufi ka bërë që të kthehen drejt Shqipërisë afro 2000 emigrantë, pasi janë kapur nga patrullat kufitare. /tesheshi.com/