Vaj i pastër i kumbullës është duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës për shkak të vlerave të tij ushqyese në aplikimet kozmetike.
Vaj i kumbullës gëzon veti tepër të fuqishme për të ushqyer, hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, si edhe rigjeneron shëndetin e flokut të dëmtuar. Përthithet lehtësisht dhe shumë shpejt. Ka një aromë delikate, e cila plotëson produktet kozmetike.
Disa nga vetitë e vajit të kumbullës:
– Përthithet shpejt
– Është thellësisht hidratues
– Është i lehtë
– Ka aromë të ëmbël
– Është i pasur në tokoferole
– Është shumë i pasur me acide yndyrore të rëndësishëm
– Është i pasur me sterole të rëndësishëm./tesheshi.com/