Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ushtarët rusë në spitalet bjelloruse: “I sjellin pa krahë, këmbë apo sy…”

Raportim nga DW: Pasojat njerëzore në palën pushtuese

by te Sheshi
19/03/2022
in Konflikti, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Ushtarët rusë në spitalet bjelloruse: “I sjellin pa krahë, këmbë apo sy…”

Që nga 24 shkurti, kur ushtria ruse filloi pushtimin e Ukrainës, Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar humbjet e saj vetëm një herë: sipas pretendimeve të tyre, deri më 2 mars u vranë 498 ushtarë dhe u plagosën 1.597.

Ukraina, megjithatë, ka raportuar deri më tani 13,500 vdekje nga pala ruse. Ndoshta asnjëra palë nuk jep informacion të saktë.

Sipas mediave bjelloruse dhe kanaleve Telegram, shumë ushtarë rusë të plagosur transferohen në Bjellorusi, ku u jepet ndihma e parë, dhe më pas transportohen më tej në Rusi. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Pas pesë ditëve të para të luftës, ai tha se 160 deri në 170 ushtarë rusë po trajtoheshin vetëm në Gomel, Mosir dhe një qytet tjetër bjellorus.

Prerje të shpeshta të gjymtyrëve

Katër burime konfirmuan për Deutsche Welle-n se ushtarët rusë ndodhen në spitale në këto qytete në jug të Bjellorusisë. Përveç kësaj, një spital polak u ngrit në Narovlya, jo shumë larg kufirit ukrainas. Sipas një prej bashkëbiseduesve të DW, në Mosir po vijnë shumë të plagosur. “Shpesh pa krahë, këmbë, veshë apo sy.” Disa ushtarë u sollën shumë vonë dhe tashmë me gangrenë. “Nëse ushtarët do të silleshin në kohë, gjymtyrët mund të shpëtoheshin”, thanë burimet e DW.

Sipas tyre, disa prej të plagosurve nuk kanë ngrënë asgjë për pesë ditë, kanë qenë të çorientuar, nuk e kanë ditur se ku ndodheshin dhe kanë kërkuar vetëm të telefonojnë prindërit e tyre. “Këta janë pacientë të lindur në vitin 2003, nga rajone të varfra të Rusisë. Ata janë në fakt ende fëmijë,” thanë burimet për DW.

Një burim tjetër, i cili nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me shërbimin shëndetësor, por është i mirëinformuar për situatën, konfirmon se spitali në rajonin e Gomelit “funksionon pa ndërprerje” – deri në 50 persona në vetëm një natë. Mes tyre ka pacientë normalë civilë me operacione të planifikuara.

Kirurgët zakonisht duhet të presin gjymtyrët e ushtarëve rusë. “Spitali është plot”, ka thënë burimi, duke kërkuar që vendndodhja e klinikës të mos bëhet publike.

Disa burime të DW raportojnë se në Bjellorusi po sillen jo vetëm ushtarë të plagosur, por edhe të vdekur. Por asnjë nga bashkëbiseduesit nuk mund të japë të dhëna të sakta për numrin e të vdekurve.

Mjekët duhet të heshtin

Shumë mjekë të kontaktuar nga DW refuzuan të diskutonin për ndihmën mjekësore për ushtrinë ruse. Sipas dy bashkëbiseduesve, mjekët duhet të firmosnin detyrimin për ruajtjen e informacionit konfidencial.

Fondacioni i Solidaritetit Mjekësor Bjellorusi vëren se të gjitha spitalet janë të kontrolluara shumë rreptësisht. “Punonjësit e KGB-së ose FSB-së punojnë drejtpërdrejt në spitale, të gjitha ndërtesat monitorohen. Shumë mjekë që teorikisht mund të thoshin diçka, janë hequr nga spitalet. Në vend të tyre janë punësuar rusët. Shumë mjekë dhe personel spitalor kanë frikë dhe nuk duan të flasin me askënd”.

Sipas Fondacionit të Solidaritetit Mjekësor Bjellorusi, numri i ushtarëve të vdekur është shumë i lartë. Spitalet në Bjellorusi janë të mbipopulluara. “Të gjithë të plagosurit, kudo që është e mundur, dërgohen me tren në Rusi,” tha një zëdhënës i fondacionit. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

14/05/2025
Next Post
Vëllezërit e mitur që mbijetuan në Amazona

Vëllezërit e mitur që mbijetuan në Amazona

Nafta: kapjet e para “me presh” nga qeveria

Nafta: kapjet e para “me presh” nga qeveria

Alain Delon kërkon të vdesë: “Gjëja më e natyrshme …”

Alain Delon kërkon të vdesë: “Gjëja më e natyrshme ..."

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni