Uragani Irma që është nisur drejt Karaibeve dhe bregut jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka arritur në kategorinë e katërt, duke detyruar autoritetet e Floridës dhe Porto Rikës të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Autoritetet paralajmërojnë se uragani mund të sjellë reshje të mëdha të shiut, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut
Qendra nacionale amerikane për uragane pret që Irma deri në fundjavë të arrijë në Floridën jugore, por është shumë herët që të parashikohet rruga e stuhisë ose pasojat e saj.
Guvernatori i Floridës, Rick Scott, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 67 qarqe, duke theksuar se bëhet fjalë për një stuhi të rrezikshme për jetën. /tesheshi.com/