Zyrtarët e agjencisë hapësinore ruse dhe amerikane vlerësuan punën e përbashkët në hapësirë dhe vlerësuan se bashkëpunimi i tyre mbetet i fortë, pavarësisht nga tensionet politike.
“Absolutisht i besojnë njëri-tjetrit dhe erërat politike ne nuk na kanë krekur”, tha drejtori i Roskosmos, Dmitry Rogozin.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të tendosura nga Ukraina, Siria dhe pretendimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA.
Bill Gernstenmaier, kreu i eksplorimit njerëzor dhe operacioneve në agjencisë amerikane të hapësirës – NASA, tha se gjithësia lidh të dy vendet.
Rogozin dhe Gernstenmaier morën pjesë në një konferencë në Moskë që shënonte 20-vjetorin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ata thanë se agjencitë e tyre po planifikojnë të bashkëpunojnë në të ardhmen në zhvillimin e një zyre në orbitën e Hënës. /tesheshi.com/