Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Maqdoni ka vendosur të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja BESA që do të mbahet më 13 qershor në Shkup. Në një deklaratë për shtyp të kësaj organizate theksohet: “Unioni i Intelektualëve Shqiptarë – Shkup vazhdon t’i ndjekë me kujdes zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe thirrjen për protesta më 13 qershor 2015 në Shkup.
Duke respektuar vullnetin e organizatorëve dhe thirrjen që protesta të jetë gjithëshqiptare, si edhe arsyet e shumta që edhe shqiptarët ta shprehin vullnetin e tyre në këtë momente kritike për vendin, Unioni i Intelektualëve Shqiptarë ka vendosur ta mbështesë këtë protestë dhe t’u bëjë thirrje shqiptarëve që ta përkrahin atë. Po ashtu Unioni i Intelektualëve Shqiptarë u bën thirrje shqiptarëve që të jenë të vëmendshëm, që protesta të jetë paqësore, e qetë dhe të kalojë në mënyrën më të mire”.