Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ultimatumi sekret i Bashkimit Europian për Afganistanin: prano 80 mijë të deportuar ose nuk ka ndihma!

by te Sheshi
28/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ultimatumi sekret i Bashkimit Europian për Afganistanin: prano 80 mijë të deportuar ose nuk ka ndihma!

Kur donatorët ndërkombëtarë dhe qeveria afgane të takohen javën e  ardhshme në Bruksel, Bashkimi Europian planifikon fshehurazi që të kërcënojë Afganistanin me reduktimin e ndihmave nëse vendi i shkatërruar nga lufta nuk pranon të paktën 80 mijë azilkërkues të deportuar.

Sipas një memoje të publikuar pa leje, e që është mjaft konfidenciale, Bashkimi Europian do ta shndërrojë një pjesë të ndihmës që jep për Afganistanin “të lidhur me emigracionin”, ndërkohë që është në dijeni dhe i ndërgjegjshëm për përkeqësimin e sigurisë në atë vend.

Ndërkohë, qeveria afgane përballet gjithashtu me trazira të brendshme, ndërsa ka dështuar në rigjallërimin e ekonomisë së vendit apo në hapjen e vendeve të punës për të rinjtë që largohen në shifra të larta.

Do të ishte një sfidë e vërtetë për Afganistanin që të integrojë 80 mijë të deportuar. Deri më tani, në vitin 2016, rreth 5 mijë afganë janë kthyer vullnetarisht nga Europa.

“Një gjë e tillë do të vendoste presion të paarsyeshëm mbi qeverinë afgane, e cila nuk është në gjendje të përgjigjet ndaj numrave të tillë”, tha Timor Sharan, analist i lartë për grupin ndërkombëtar të krizave në Afganistan.

Afganët përbëjnë grupin e dytë më të madh të emigrantëve që mbërrijnë në Europë, me 196,170 persona që aplikuan për azil vetëm vitin e kaluar.

Në samitin dyditor që mbahet në Bruksel e që në nis më 4 tetor, donatorët ndërkombëtarë pritet të mbledhin me vështirësi ndihmën prej 4 miliardë dollarësh të përvitshëm për të cilën u zotuan në konferencën e Tokios në vitin 2012 për një periudhë kohore prej katër vjetësh.

Presioni mbi Afganistanin është pjesë e një strategjie më të gjerë të Bashkimit Europian për të shndërruar ndihmën ndaj vendeve të varfra të kushtëzuar me pranimin nga ana e tyre të emigrantëve të deportuar.

Shembulli më i njohur i kësaj strategjie është ndihma prej 6 miliardë dollarësh ofruar për Turqinë në këmbim të pranimit të azilkërkuesve dhe përmirësimit të kontrolleve kufitare. Vende të tjera në shënjestër të strategjisë përfshijnë Etiopinë, Nigerinë, Libanin dhe Libinë. Bashkimi Europian po merr gjithashtu në konsideratë marrëveshje të ngjashme edhe me Eritrenë dhe Sudanin, qeveritë e të cilave akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në Afganistan, analistët paralajmërojnë se BE po dërgon njerëz pas drejt rrezikut dhe dëshpërimit.

Yousuf u largua nga Afganistani në vitin 2011. Babai i tij ishte polic nën regjimin komunist të viteve 1980. 28-vjeçari Yousuf, edhe vetë një komunist, mori kërcënime dhe gati u vra nga një bombë talibane.

Afganistani është absolutisht i pasigurtë, sipas ekspertëve. “Argumenti i BE-së është se këta njerëz mund të rivendosen në pjesë të tjera të vendit, jo aty prej nga janë zhvendosur”, thotë ai. “Por situata e sigurisë është fluide. Vendet, qytetet dhe autostradat që ishin të sigurta një muaj më parë, nuk janë më”.

Ndërsa sulmet e talibanëve rriten, edhe viktimat e tyre shtohen. Sipas shifrave të OKB-së, 11 mijë persona janë vrarë ose rrëmbyer në Afganistan vitin e kaluar, një numër i paprecedent.

Madje, edhe në Kabul dhuna po shtohet. Në korrik, një kamikaze vrau të paktën 80 protestues. Më shumë se dhjetë studentë dhe anëtarë të stafit, u vranë në një sulm mbi universitetin në gusht.

Ndërkohë edhe në qytetet që janë relativisht të sigurta, është e vështirë të jetohet në to. Punësimi vjen shpesh përmes njohjeve në administratë dhe shumë azilkërkues kanë jetuar me vite, në mos me dekada në Iran apo Pakistan përpara se të emigronin drejt Europës.

Shumë prej atyre që deportohen nuk qëndrojnë në Afganistan, por ose provojnë fatin sërish në Europë, ose vendosen në Iranin fqinj apo në Pakistan.

Sipas analistëve, një pjesë e të kthyerve përballen me rrezik emergjent. Një sulm i fundit mbi një hotel të huajsh në qendër të Kabulit ndodhi pranë një hoteli tjetër që strehonte të rikthyerit.kabul

Bashkimi Europian thekson në memon e publikuar pa autorizim, se është “i vetëdijshëm për situatën e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat përballen të deportuarit” dhe se Afganistani po përjeton “nivele rekord të sulmeve terroriste dhe viktimave civile”.

Memoja shprehet ndërkaq se: “Pavarësisht kësaj, më shumë se 80 mijë persona mund të jetë e domosdoshme të rikthehen në vendin e tyre në të ardhmen e afërt”.

Zyrtarë të BE-së të pyetur për koment thanë përmes postës elektronike: “Ne nuk komentojmë dokumente të nxjerra fshehurazi”. Ata shtuan se BE dhe Afganistani kanë një “dialog konstruktiv” për emigracionin. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Next Post
Një grup shkencëtarësh arrijnë të krijojnë holograme me anë të ultratingujve (video)

Një grup shkencëtarësh arrijnë të krijojnë holograme me anë të ultratingujve (video)

Një mijë të vrarë në Halep në një javë, goditen dhe dy spitale nga sulmet ajrore

Një mijë të vrarë në Halep në një javë, goditen dhe dy spitale nga sulmet ajrore

Amerikanët i paralajmërojnë rusët për ndërprerje të bisedimeve mbi Sirinë

Amerikanët i paralajmërojnë rusët për ndërprerje të bisedimeve mbi Sirinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni