Një vit më parë, avioni malajzian MH17 rrëzohej mbi Ukrainë duke shkaktuar humbjen e jetëve të 298 personave. Avioni u rrëzua në një fshat në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, i goditur nga një raketë që sot e kësaj dite po hetohet nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë. Raportet e para flasin se avioni është goditur nga separatistët rusë që mbajnë nën kontroll krahinat lindore të Ukrainës.
Por, këto akuza nuk i kanë ndaluar separatistët të organizojnë ceremoni përkujtimore për viktimat në njëvjetorin e rrëzimit të avionit. Në fshatin Hrbove ata kanë organizuar një marshm në përkujtim të viktimave.
Gjithsesi, në pritje të rezultateve zyrtare të hetimit, autoritetet e Kievit dhe separatistët vijojnë të shkëmbejnë akuza për pronësinë e raketës që vrau 298 persona. /tesheshi/