Një ditë më parë, gjatë një emisioni radiofonik ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti veprimin e Putinit për të dërguar trupa në Ukrainë “të zgjuar”.
Por tani që nisi pushtimi, ka një tjetër koment.
Ai e quajti operacionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës si “një gjë shumë e trishtueshme për botën” dhe tha se nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës së tij.
“Epo, kjo është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës sime,” tha Trump.
Ai tha gjithashtu se Rusia ndjen dobësinë e Shteteve të Bashkuara.
“Dhe është një gjë shumë e trishtueshme për botën, për atë vend dhe për shumë njerëz që do të vriten pa faj”, shtoi ai. /tesheshi.com/