Ushtria ukrainase ka njoftuar ditët e fundit se trupat ruse kanë shkatërruar ose kapur disa pozicione ukrainase, ku veçohet se rënia e Pokrovsk-ut, një qendër e rëndësishme logjistike për ushtrinë ukrainase, do të ishte një nga humbjet më të mëdha ushtarake për Ukrainën në muajt e fundit.
Forcat ruse janë vetëm 1.5 km larg këtij qyteti ukrainas, pasi disa njësi depërtuan nga jugu dhe përparuan drejt qendrës rrugore dhe hekurudhore ku jetonin 60,000 njerëz para luftës.
Rusia kontrollon një të pestën e Ukrainës dhe tani po përparon me ritmin e saj më të shpejtë që nga ditët e para të pushtimit në 2022. Yuriy Podoljaka, një bloger i shquar ushtarak pro-rus me origjinë ukrainase, raportoi se forcat ruse janë tani brenda një milje nga qyteti pas shtyrjes nga jugu. Podoljaka tha se anëtarët e grupeve ruse të sabotimit dhe zbulimit, forcat speciale që përparojnë përpara të gjithë të tjerëve, janë tashmë në qytet.
Edhe vetë ushtria ukrainase ka njoftuar ditët e fundit se trupat ruse kanë shkatërruar ose kapur disa pozicione ukrainase pranë qytetit.
Kontrolli i qytetit, i quajtur “porta për në Donetsk” nga mediat ruse, do t’i lejonte Moskës të ndërpresë seriozisht linjat e furnizimit të Ukrainës përgjatë frontit lindor dhe të rrisë mundësinë e kapjes së qytetit të Chasiv Yar, i cili ndodhet në tokë më të lartë dhe ofron kontroll të mundshëm në një zonë më të gjerë.
Duke reduktuar aksesin e ushtrisë ukrainase në rrjetin rrugor aty pranë, do ta bënte të vështirë për trupat e Kievit kontrollin e pjesëve të territorit në të dy anët e Pokrovsk-ut, gjë që mund të lejonte Rusinë të konsolidohej dhe të përparonte në vijën e frontit. Qyteti është gjithashtu shtëpia e një miniere, furnizuesi i vetëm vendas i Ukrainës me qymyr koks, i nevojshëm nga industria dikur gjigante e çelikut.
Prodhuesi ukrainas i çelikut Metinvest BV ka pezulluar disa aktivitete në minierë sepse miniera është shumë afër vijës së parë të luftës me Rusinë, tha të enjten një burim i industrisë. /tesheshi.com/